INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Sa më ka kundërshtuar Lindita Nikolla, s’më kanë kundërshtuar 5 burra bashkë!

Rama: Sa më ka kundërshtuar Lindita Nikolla, s’më kanë kundërshtuar 5 burra bashkë!

Publikuar më: 17:26 03-06-2019

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka prezantuar sot në Kurbin kandidaten për kryetare Bashkie, Majlinda Cara. Duke iu drejtuar qytetarëve të Kurbinit Rama tha se ka ardhur koha që të votojnë një grua.

“Shyqyr që ju erdhi koha të votoni për një grua se keni votuar për burra 30 vjet. Diçka kanë bërë edhe burrat, por meqë është mundësia për të votuar për një grua, kujtohuni çfarë thoshte Margaret Thatcher:’Nëse do të bësh muhabet gjej një burrë, nëse do të bësh punë bëje me një grua’”, deklaroi kryeministri Rama.

Ndërsa duke theksuar se gratë kundërshtojnë sapo ua paraqet idenë dhe bëjnë punën, ndërsa burrat thonë “po shef” dhe i bëjnë vërejtjet më vonë, kreu i qeverisë kujtoi Lindita Nikollën.

“Sa me ka kundërshuar Lindita Nikolla nuk më kanë kundërshtuar 5 burra të marrë së bashku”, tha kreu i qeverisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221