INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama prezanton platformën online të “bashkëqeverisjes me qytetarët”

Rama prezanton platformën online të “bashkëqeverisjes me qytetarët”

Publikuar më: 17:42 06-10-2017

Kryeminsitri Edi Rama ka prezantuar platformën online të “bashkëqeverisjes me qytetarët. Kreu i kabinetit tha se ky mekanizëm forcon demokracinë në vend. Rama bëri të ditur faktin se çdo ankesë do të verifikohet nga kjo strukturë e cila do të ndahet në disa sektorë. Kreu i qeverisë ka theksuar se pas kësaj platforme qëndron një grup i madh njerëzish që do të ndjekin në kohë reale kërkesat, ankesat dhe denoncimet e qytetarëve që do të anëtarësohen.
“Qysh ditën e hënë do jenë në gatishmëri afro 25-30 persona. Këta do ndahen në grupe, 1 grup qendror në kryeministri dhe grupet e tjera në çdo ministri. Sipas të gjitha kategorive që ka platforma, opinionet, kërkesat, ankesat, sugjerimet, nismat, ndahen në bazë të kategorive dhe trajtohen në mënyrë sektoriale nga çdo 1 prej këtyre grupeve në çdo institucion qendror”- u shpreh Rama.
Kryeministri është ndalur edhe te trajtimi i problemeve me pushtetin vendor. Ai ka sqaruar se do të nënshkruhen marrëveshje me secilën bashki pa përjashtim, për t’i bërë pjesë të këtij mekanizmi që i shërben qytetarëve.
“Në dritaren e parë, dritaren e ankesave, ka një grup dritaresh për të bërë zgjedhjen se ku drejtohet ankesa, harta, qarku përkatës, institucioni përkatës dhe pjesa e institucioneve vendore, ne do fillojmë të nënshkruajmë një marrëveshje mirëkuptimi me të gjithë kryetarët e bashkive pa dallim që do përfshihen në këtë proces në funksion të zgjidhjes së problemeve”, tha Rama.

Një dritare e posaçme do të jetë për nismat e caktuara. Çdo qytetarë mund të shpreh mendimin e tij nëse jep miratimin ose jo. “Brenda 20 ditësh, çdokush që shkruan një opinion, merr një përgjigje. Ne do t’i japim mundësinë qytetarit të thërrasin në interpelancë kryeministrin, ministrin, njësoj si deputetët”, deklaroi kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887