INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama për bashkëqeverisjen me qytetarët, në administratë ka ende grabitqarë[VIDEO]

Publikuar më: 10:30 29-08-2018

Koordinatorët e bashkëqeverisjes janë mbledhur sot nga kryeministri Rama për të raportuar në lidhje me platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët. Ai ka thënë qartë se shumë probleme të tyer janë zgjidhur por në administratë ka ende “shushunja dhe grabitqarë”.

Sipas kryeministri 50 mijë qytetarë janë përfshirë në platformë dhe sipas tij kjo është një urë e sigurt bashkëpunimi mes çdo njeriu dhe kabinetit, sipas fushës së interesimit.
“Është një instrument për të zgjidhur në kohë reale një problem, një hall apo shqetësim. Në rastet e dy muajve ka plot raste nga qytetarë jashtë Shqipërisë që janë përfshirë në platformë, nuk ka kufij. Qytetarët që kanë probleme me administratën këtu, por e kanë të pamundur që të vijnë mund ta bëjnë nga andej. Sot janë disa raste domethënëse, ne e bëjmë sot këtë event për ta promovuar platformën. Janë vetëm tre minuta për këto që ka humbur vite apo muaj në pritje të zgjidhjes së një problemi apo një halli kur dera e një zyre ka qenë e mbyllur. Për tre minuta na vini në provë. Është shumë e shkurtër se rruga e mikut, partisë apo ryshfetit. Pastrimin e administratës nga shushunja apo grabitqarë që janë ende, ku për hir të së vërtetës ka filluar të ndihet një ndryshim, ka shumë më tepër zgjidhje,” tha Rama.
Edi Rama “kërcënoi” se kush nuk përgjigjet kërkesave të qytetarëve do të ndëshkohet. Në aktivitet morrën pjesë dhe qytetarë që kanë treguar eksperiecat e tyre në lidhje me poblemet që janë përballur tek institucionet shtetëror dhe kanë sqaruar dhe se si përmes ankesës në platformë kanë gjetur më pas zgjidhje. Shëndetësia në fakt ka qënë një nga sektorët në të cilët ka patur më shumë fluks ankesash.

Article Logic
Execution time: 0.003413200378418