INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama: Pa Metën s`ka reforma, akuza PD reagon Basha [VIDEO]

Publikuar më: 17:17 29-11-2016

Edi Rama:
“Shqipëria ka ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit e janë bërë shumë reforma. Me Ilir Metën bashkëpuntorin tonë pa të cilin reformat kyçe nuk do të bëheshin dot”.
Në këtë mënyrë Kryeministri Edi Rama i ka njohur gjithë meritat aleatit kryesor në qeveri për miratimin e reformave, edhe pse ende nuk ka vendosur me Ilir Metën nëse do të jenë sërish sëbashku në zgjedhjet e përgjithshme të 2017. Megjithatë Edi Rama këmbëngul se koalicioni ka funksionuar në mënyrë perfekte.
Edi Rama:
“Antarët e qeverisë në koalicion kanë punuar si skuadër, pas asnjë dallim politik”.
Sipas Ramës pavarësisht punës së mazhorancës së majtë ka një faktor të rëndësishëm i cili po bllokon procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Edi Rama:
“Opozita i ka ngritur Shqipërisë një mur për çeljen e negociatave, sepse ka bllokuar ligjin e Vetingut”.

Article Logic
Execution time: 0.0035941600799561