INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk kemi parë

Rama: Nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk kemi parë

Publikuar më: 20:51 21-06-2017

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale në qytetin bregdetar duke kërkuar një mandat të dytë për të drejtuar Shqipërinë, sipas tij për të vazhduar reformat me qëllim përmbylljen e projekteve që janë nisur në 4 vitet e para.

PJESË NGA FJALA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA NË DURRËS

Sot populli ndihet shumë më i respektuar dhe njerëzit shumë më të barabartë sepse nuk ka më kush është i ndershëm e respekton ligjit paguan dritat dhe të tjerët nuk i paguajnë.

Me reforma shtetbërëse, me kurajë e vendosmëri edhe me dhimbje kemi hedhur themelet e shtëpisë së shtetit shqiptar. Të dielën duhet që shqiptarët ta ndajnë mendjen, ose do të vazhdojnë me punë, punë, punë për të ndërtuar shtëpinë e shtetit tonë, pse do të kthehemi mbrapa për të përjetuar një tjetër prishje themelesh. Boll është bërë Shqipëria si kalaja e Rozafës.

Pashë një përpjekje të disa të tjerëve që duan të dalin forcë e parë këtu në Durrës, një përpjekje për të treguar Durrësin që nuk duhet, duke kërkuar nëpër ca cepa, nëpër ca rrugë, pjesë ende të parindërtuara. Më erdhi keq, pjesë të parindërtuara, pjesë ende të infektuara të trupit të Shqipërisë, të shtetit tonë, pjesë ende të pazhvilluar ka kudo dhe ka sa të duash por ama një gjë është e sigurt, shërimi i kancerit që e mori peng Shqipërinë për çerek shekulli ka filluar.

Shikojeni Durrësin që keni, Krujën që keni, Shijakun që keni dhe krahasojeni me kufomat që kishin 44 muaj më parë. Nuk janë trupa gjithë shëndet që vrapojnë por janë qenie që po ripërtërihen. Unë ju them se ripërtëritja do vazhdojë, rilindja urbane do shtrihet në çdo cep të Durrësit, Shijakut e Krujës. Ripërtëritja do jetë realiteti i të gjitha komuniteteve deri në fshatin më të largët të kësaj zone.

Ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se ne nuk kemi parë. Ne nuk jemi të pagabueshëm, ne nuk jemi pa të meta por në dallim nga të tjerët, ne jemi qartësisht për këdo që ka sy të shikojë, vesh të dëgjojë dhe një zemër që rreh për Shqipërinë, forca që përfaqëson këtë flamur si askush tjetër, si asnjëherë më parë. Ne ja dolëm aty ku të gjithë thoshin s’keni për t’ia dalë kurrë.

Dhe sot, ndërkohë që në kazanin mediatik bëhet çmos për të përtypur dhe ripërtypur disa fakte të shtrembëruara lidhur me premtimet, kemi mbajtur shumë zotime dhe më madhori, reforma në drejtësi nuk është më një ëndërr e gjithë tranzicionit të gjatë por realiteti i Shqipërisë që duam sot. Vettingu ka filluar dhe pallati i drejtësisë do të çlirohet hap pas hapi nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar dhe do jetë pallati i drejtësisë së popullit.

I kam dëgjuar politikanët që thonë lloj-lloj gjërash por më dëgjoni mua gjykatësit dhe prokurorët që do dalin të pastër nga vettingu do jenë për herë të parë në historinë e vendit tonë gjykatës dhe prokurorë që nuk do ja dinë për nder asnjë politikani. Do jenë ata që do merren me zullumin e politikës.

Dua që së bashku me ju, me durrsakët, me krutanët, me shijakasit, të ndërmarrim reformën tjetër, më të vështirë se reformën në drejtësi, reformën për të hapur zyrën e shtetit për qytetarët dhe për të nxjerrë prej tyre soj e sorollopët e partive të pushteti.

Article Logic
Execution time: 0.0040640830993652