INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama nuk e donte Visho Ajazin. Mësoni çfarë tha pak ditë përpara dorëheqjes.

Rama nuk e donte Visho Ajazin. Mësoni çfarë tha pak ditë përpara dorëheqjes.

Publikuar më: 10:37 03-11-2017

Largimi përmes dorëheqjes e kreut të SHISH Visho AJazi ka ndezur debat të gjerë politik. Kreu i PAA-s, Agron Duka, thotë se kreu i SHISH, Visho Ajazi nuk ishte i dëshirueshëm për kryeministrin Rama.
Agron Duka:
“Nuk e kam ndjerë veten si person që po përgjohem. Unë nuk jam përgjuar se nuk kam pasur asnjë kontakt me persona të botës së krimit. Të paktën në fushatën e fundit zgjedhore është thënë se njerëz të politikës kanë pasur kontakte me kontingjente të krimit dhe kanë rënë në grackën e përgjimeve. Unë gjykoj se Ajazi nuk ishte i dëshirueshëm për Kryeministrin. Ajazi ishte i pari që denoncoi kanabizimin e vendit për të cilën qeveria nuk ishte dakord. Për mua ky drejtor nuk ishte i dëshirueshëm. Një gjë e kam të sigurt nga njerëz të afërt të Ajazit. Ai pak ditë para se të dorëhiqej ka thënë se ndihet i sigurt dhe që ka marrë garancinë e presidentit dhe të partnerëve për të vazhduar në detyrë. Pra mesa duket diçka ndodhi”.
Por ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani thotë se në këtë situatë të krijuar mes kreut të SHISH dhe shefit të qeverisë më e moralshme do të ishte shkarkimi se sa largimi përmes dorëheqjes.
Ylli Manjani:
“T’i japësh vetes kredon morale, zotëri më shkarkon dhe dalim përballë. Ai ishte shumë legjitim të ishte në detyrë dhe ta shkarkonin. Sot do të ishte hero. Unë do të isha më legjitim të jepja dorëheqjen”.

Article Logic
Execution time: 0.0039548873901367