INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ngacmon me

Rama ngacmon me "batuta seksuale" Topallin

Publikuar më: 15:30 29-09-2016

Ashtu si çdo të enjte edhe e sotmja ishte e mbushur me batuta të shumta, ndërsa protagonistë kryesorë si gjithmonë ka qenë Rama ky batuta me pikante i drejtohet ish kryeparlamentare Jozefina Topallit. Gjatë debatit për Shkodrën, Rama tha se kemi bërë më shumë se çka bërë edhe Jozefina ndërsa duke iu referuar investimit për stadiumin i tha se;

Rama: Jozefina Topallit - ” E di Jozefinë që ke qejf të shkosh në stadiumin e Shkodrës, por nuk e kuptoj si ke mujt me nejt te tribuna VIP e atij stadiumit me karriget si trekëndesh dhe me një kunj hekuri në mes.

Më poshtë disa prej shprehjeve të Kryeministrit në sallën e parlamentit:

Rama- Edi Palokës: Mes teje dhe botës së kulturës ekziston gjithmonë një pikë bastesh. (Sali Berishës) Partinë Demokratike atëherë e udhëhiqte ky që e udhëheq edhe sot, por atëherë e udhëhiqte me orë të plota.

Rama-Flamur Nokës: Ti je te shoqëruesit, jo te badigardët, je një nivel më lart

Rama- Sali Berishës: Nuk të kam pyetur, ke qenë pro apo kundër Festivalit të 11-të, se për Festivalin Folklorik e di që ke qenë pro

Nuk ka munguar edhe një batutë për Blushin, të cilin Rama e ka cilësuar si hudhër me kundërshtitë brenda të majtës.
 
"Është fat që tu kesh ju, pasi kur ju flisni për plehrat, populli kupton shumë më lehtë.
 
Faleminderit që më jepni mundësinë për të bërë diçka që mund ta bënim më mirë, që ti informonim të gjithë bashkë, edhe me disa gjithologë që i kemi edhe ne mes nesh si hudhër të mos na marrin në sy' tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0033469200134277