INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama Ministër i Jashtëm/ Opozita në seancë, bojkoton votimin

Rama Ministër i Jashtëm/ Opozita në seancë, bojkoton votimin

Publikuar më: 19:25 21-01-2019

Vetëm me votat e maxhorancës, parlamenti ka vendosur të votojë dekretin për shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimit të Edi Ramës si Ministër i Jashtëm.

Në seancën e parë plenare për vitin 2019 opozita ishte e pranishme në seancë, por nuk votoi Ramën si kreun e diplomacisë shqiptare.

Rama mori postin e ministrit të Jashtëm me 77 vota pro dhe një abstenim, deputetët e mazhorancës miratuan dekretin e Presidentit për shkarkimin e Bushatit dhe me 78 vota pro miratuan emërimin e kryeministrit Rama.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi në fjalën hapëse e vuri theksin tek miratimi i Reformës dhe Kodit të ri Zgjedhor.  

“Të mbledhim mendjen dhe të miratojmë kodin e ri zgjedhor. Të mos pengohet finishi drejt Europës. Të mos lemë asnjë boshllëk. Zgjedhjet e qershorit duhet të jenë të lira e të ndershme. Të ngrihen institucionet e reja të Vettingut. Ky sesion do përfundojë me miratimin e akteve për Magjistraturën, përmbarimin dhe Policinë gjyqësore.

I pari që e mori fjalën në këtë sesion plenar ishte kreu i Partisë Republikanë, Fatmir Mediu. Ai u shpreh kundër emërimit të kryeministrit Edi Rama në krye të ministrisë së Jashtme, duke u shprehur se një lëvizje e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën.

Kushtetuta nuk ka më vlerë pasi është pushtuar nga kryeministri Edi Rama. Ai është bërë njësoj si Enver Hoxha në kohën e tij. Ju po i thoni kryeministrit bëj çfarë të duash. Frika e mandatit po iu bën që të votoni kundër interesit të vendit.”

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832