INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama - Meta takim në Kryeministri, LSI kërkon konsensus për reformën në drejtësi

Rama - Meta takim në Kryeministri, LSI kërkon konsensus për reformën në drejtësi

Publikuar më: 11:23 13-06-2016

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon konsensus politik për miratimin e reformës në drejtësi. Ky qëndrim është shprehur në takimin që kryeparlamentari Ilir Meta zhvilloi me Kryeministrin Edi Rama. Burime pranë këtij takimi, raportojnë mediat, thonë Kryeparlamentari Meta ka kërkuar që të vijohen negociatat me opozitën, me qëllim që të gjendjet një formulë konsensuale për “vendet e rezervuara”. Ndërsa sa i përket çështjes së “vendeve të rezervuara”, LSI mësohet të ketë thënë se ato janë propozim i Komisionit të Venecias.
Ndërkohë takimi mes Ilir Metës dhe Edi Ramës ka zgjatur për rreth një orë e 30 minuta, ndërsa takimi është zhvilluar në Kryeministri. Takimi erdhi një ditë pasi Ilir Meta dhe Lulzim Basha kanë zhvilluar një takim për këtë çështje, me ftesë të Kryeparlamentarit.
Duket që Ilir Meta ka marrë rolin e negociatorit mes Ramës dhe Bashës për reformën në drejtësi, ndërsa në këtë takim ai shoqërohej nga ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, kreu i grupit të LSI Petrit Vasili dhe shefi i kabinetit të Kuvendit Sokol Dervishi.
Ndërsa Kryeministri Rama mësohet se në këtë takim shoqërohej nga Ministri Ditmir Bushati, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, si dhe kreu i komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafa. Ka qënë ky i fundit që ka lënë i pari zyrën e Kryeministrisë në përfundim të takimi.
Ndërkohë një ditë më parë kreu i opozitës Lulzim Basha dhe ai i Kuvendit Ilir Meta zhilluan një takim përreth 120 minuta, lidhur me reformën në drejtësi. Në përfundim të takimit, Kryeparlamentari tha se kishte garantuar Bashën për miratimin e reformës në koherencë, me legjitimitet dhe integritet.
Ndërsa Basha e bëri të qartë se opozita nuk do tërhiqet nga kushti i saj për vendet e rezervuara, të pranuara nga i vetmi arbitër, Komisioni i Venecias.

Article Logic
Execution time: 0.0038561820983887