INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama me pedagogët lëshon batuta dhe zbardh rritjen e pagave

Rama me pedagogët lëshon batuta dhe zbardh rritjen e pagave

Publikuar më: 13:41 24-10-2016

Kryeministri Edi Rama në një takim me pedagogët e Universitetit të Tiranës që në nisje të fjalës është shprehur për universitetet në kohën e qeverisë Berisha, duke thënë se ishte sistem me një korsi nga klasa e parë deri në universitet.
Madje ironizoi kur tha se Shqipëria arriti një rekord botëror, pasi ia kalonte dhe Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për numrin e universiteteve për frymë të popullsisë.
Sipas Ramës, arsimi profesional u mbyll si korsi, mbetën vetëm pak shkolla për të mbajtur në punë mësues dhe administratën që iu duhej për votim dhe për tu bërë elektricist dëgjoje leksione pa prekur një tel dhe një llambë.
“Ajo që shteti duhet të garantojë është barazia e mundësive, jo dhënia me doemos e kësaj të drejte kur nuk ekzistojnë kushtet e meritës. Këtu shqetësim ka qënë si ngelësi të marrë atë që nuk i takon”,- tha Rama.
Edi Rama foli dhe për regjistrimet në universitet dhe këtu provokoi vetë pedagogët me një pyetje: “Nuk ka ma ha mendja që në këtë sallë të jetë dikush që ka mbaruar me mesatare 6?”
E më pas vijoi duke sqaruar se përse e bëri këtë pyetje: “Nëse dikush do të kishte mbaruar me këtë mesatare do të ishte i pari që do të thoshte se ka rënë pazari duke e çuar mesataren e pranimeve në univeristet në 6-të.”
Rama foli dhe për pagat që priten të rriten vitin e ardhshëm. Sipas tij fondi për rritjen e pagave do të jetë 5 milionë dollarë dhe do të përfitojnë mbi 3600 punonjës.
“Profesori i Universitetit do të marrë 139 mijë lekë (të vjetra) më shumë në muaj. Lektori do të marrë 103 mijë lekë (të vjetra) më shumë në muaj. Ata që kanë pagën minimale që janë strukturat mbështetëse do të kenë rritjen më të lartë me 35 % në të gjithë shtresën horizontale të punonjësve të këtij shteti,” – sqaroi kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164