INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama mbledh ministrat në Velipojë. Si u vesh Kryeministri? [FOTO]

Rama mbledh ministrat në Velipojë. Si u vesh Kryeministri? [FOTO]

Publikuar më: 11:40 06-09-2017

Për dy ditë me radhë në Velipojë është instaluar kabineti i ri qeveritar. Rama së bashku me zv Kryeministren, 11 ministrat si dhe 2 ministrat e shtetit gjatë ditës së mërkurë dhe ditës së enjte do të diskutojnë mbi strategjinë e çdo dikasteri. Mbledhja e qeverisë do të fillojë mesditës e së mërkurës, ndërsa mësohet se në këtë takim nuk do të mungojë Gramoz Ruçi, i cili është propozuar nga socialistët për të marrë postin e Kryetarit të Kuvendi, e po ashtu edhe Taulant Balla, i cili pason Ruçin si kryetar i grupit kuvendor. Mbledhja do të jetë e ngjashme me atë të Llogarasë, por që tashmë ministrat e rinj ka një detyrë më specifike përballë Edi Ramës. Mësohet se në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, mënyrën sesi do të funksionojë shkrirja e ministrive dhe institucioneve përkatëse në kohën kur plani i punës është hartuar dhe ngritja e grupeve të ekspertëve që do të merren me impementimin e saj deri në fund të muajit dhjetor. Ndërkohë ky takim vjen në prag të seancës së parë të Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit, i cili është thirrur nga presidenti ilir Meta ditën e shtunë më 9 shtator.

rama_222.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266