INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të spitaleve: “Në shtator konkursi publik për çdo drejtues”

Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të spitaleve: “Në shtator konkursi publik për çdo drejtues”

Publikuar më: 17:12 31-07-2017

Pas drejtorëve të hipotekave duket se radhën për të lënë postet drejtuese do ta kenë drejtorët aktualë të institucioneve të Shëndetit Publik. Kryeministri Edi Rama në një takim me drejtorët aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik kërkoi që ata të japin dorëheqjen që nesër. Sipas kryeministrit Rama, nga muaji shtator do të nis hapja e një konkursi publik për çdo drejtues spitali. Numri një i qeverisë kërkoi mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik ndërsa tha se çdokush prej tyre që e ndjen veten të aftë për të menaxhuar shërbimin spitalor dhe institucionet e shëndetit publik mund të kandidojë për tu riafirmuar në këtë post. 

“Është e qartë që largimi juaj menjëherë nesër nga detyra nuk është zgjidhja e këtij problemi por vetëm fillimi i zgjidhjes. Objektivi është autonomia spitalore, por çfarë autonomie spitalore mund të kemi ne në realitet nëse nuk kemi menaxhim të spitaleve”-u shpreh kryeministri. Rama kritikoi ashpër drejtorët aktual që e kanë keqmenaxhuar sistemin shëndetësor "Niveli i menaxhimit i spitaleve tona është i papranueshëm. Mjekët kanë përgjegjësinë e tyre por është detyra e menaxhimit t’i motivojë dhe të bëjë që ata të gjënden në kohën e duhur dhe të mos dalin me deklarata shtypi keqardhjeje kur sulmohet një mjek që është një fenomen barbarie, por që ne do ta shohim si shprehje e një energjie negative që akumulohet për shkak të keqmenaxhimit"-vuri në dukje ai.

Ndërkohë kryeministri ka folur edhe për shërbimin infermieror ndërsa e konsideroi të pakuptimtë nepotizmin në emërimin e stafit të infermierëve.
“Është e pakuptueshme që në shekullin e 21 infermierët ti caktojë partia. Është fyese për çdo infermiere që është e zonja. Nepotizmi në emërimin e infermiereve, lidhja e gjakut në emërimin e infermierëve është katastrofë. Po punojmë që sistemi i stafit shëndetësor të infermierëve të bëhet në bazë të meritës. Duke u testuar një herë në vit. Në spitalet tona të shkojnë infermierët më të mirë, të ketë një sistem konkurrueshmërie që cdo bluzë e bardhë ta provojë vet sesa vlen, e mos të jetë e motra e atij , kushërira, krushka, etj”-tha lideri i maxhorancës.
Kryeministri premtoi se do të nis edhe funksionimi i shpërndarjes së mjekëve specialistë për spitalet rajonale për shërbimet klinike të specializuara, gjë që qeveria e ka financuar financuar po që nuk është zbatuar deri tani.

Article Logic
Execution time: 0.0042188167572021