INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama jep lajmin e mirë për Apolloninë përmes facebook

Rama jep lajmin e mirë për Apolloninë përmes facebook

Publikuar më: 10:23 27-03-2017

Mëngjesin dhe javë kryeministri Edi Rama e uron me këtë fotografi të Parkut Arkeologjik të Apollonisë por dhe me një lajm shumë të mirë për të. Në statusin e tij në facebook, Kryeministri Rama lajmëron se në muajin prill ky park do të shfaqet i “rilindur”, pas ndërhyrjes së qeverisë për restaurimin e tij.
Edi Rama në facebook:
“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh ikonik të Parkut Arkeologjik të Apollonisë.
Kam kënaqësinë t'ju njoftoj se në prill do të shfaqen të rilindura thesaret e këtij parku, pas ndërhyrjes më të madhe restauruese të 30 vjetëve të fundit, e cila u ndërmor qysh prej janarit 2016 nga një skuadër ekspertësh të spikatur.
Ky restaurim shembullor, ka përfshirë monumentet brenda hapësirës së Manastirit bashkë me Portikun e Statujave, Trapezarinë, Kishën, depon Arkeologjike, Muzeun, dhe hapësirat panoramike përreth zonës së Parkut.
Parku Arkeologjik i Apollonisë do të ketë Portën e Jugut si hyrjen e tij të re, ku ju sugjeroj të mos e humbisni rastin për të hyrë në një botë magjepsëse”

Article Logic
Execution time: 0.0017480850219727