INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama ja thotë copë Bashës, nuk do të jap dorëheqjen[VIDEO]

Publikuar më: 09:11 18-02-2019

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë pas vendimit të papritur të djeshëm të Lulzim Bashës për t'i kërkuar grupit parlamentar të djathtë djegien e mandateve. Në një intervistë për median italiane Corriere Della Sera, kreu i qeverisë thotë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe as ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakoshme.

Për gazetarin italo-shqiptar, Leonard Berberi, Rama thotë se Kuvendi i ka shumicën e garantuar dhe se përfaqësuesit e mazhorancës janë të zgjedhur nga vota popullore. Kontratën e ka me shqiptarët që e kanë votuar - shprehet Rama - i cili shton se do ta respektojë atë deri në fund.
I pyetur për kërkesën e opozitës për largimin nga qeveria Rama përgjigjet: "As nuk e çoj ndërmend. Kam një mandat të qartë nga populli, kemi një mazhorancë në Parlament dhe në fund unë kam detyrimin përballë bashkëkombësve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e minorancës parlamentare. I vetmi detyrim është kontrata me popullin shqiptar,që na ka dhënë votën për të qeverisur"

ram.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.003511905670166