INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha i drejtohet ‘miqve’ të tij evropianë: ‘’Mos i hiqni vizat shqiptarëve, do i heqim vizën Edi Ramës’’

Basha i drejtohet ‘miqve’ të tij evropianë: ‘’Mos i hiqni vizat shqiptarëve, do i heqim vizën Edi Ramës’’

Publikuar më: 19:49 02-05-2019

Kryedemokrati, Lulzim Basha tha nga Elbasani se nëna e të gjithë të këqijave në Shqipëria është vjedhja e zgjedhjeve nga kryeministri Edi Rama.

Shefi i selisë blu pohoi se opozita e bashkuar është e vendosur për të larguar kryeministrin Edi Ramën dhe për të krijuar të ardhmen e të rinjve në vendin e tyre.

“Unë e di se në këtë protestës jenë bashkuar hallet dhe problemet e qindra të rinjve, nga Elbasani, nga universiteti i Elbasanit. Të rinjtë largohen se nuk gjejnë shpresë dhe ekonomi, sepse paratë publike përfundojnë tek Edi Rama dhe ministrave të tij. Nuk lënë asnjë aset publik pa vjedhur e shpërdoruar. Nëna e të gjithë të këqijave është vjedhja e zgjedhjeve nga Edi Rama."

Më tej ai pati edhe një apel të veçantë për ata që i quajti miqtë e tij evropianë dhe nismës më të fundit e marrë nga parlamenti holandez për të hequr vizat me shtetin shqiptar:

“Sot iu drejtohem miqve tanë Europianë, dhe iu them, mos ndëshkoni popullin tim. Mos hiqni vizat, ne do t’ia heqim vizën Edi Ramës. Mirënjohje e thellë për gjithçka që keni bërë këto ditë, beteja vazhdon. Më 30 qershor ne nuk do lejojmë farsë zgjedhore, zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë.”

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887