INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Gjysmagjelat politikë e mediatikë s'meritojnë as supë burgu

Rama: Gjysmagjelat politikë e mediatikë s'meritojnë as supë burgu

Publikuar më: 15:12 13-10-2018

Kryeministrii vendit Edi Rama, ka mbrojtur sërish propozimin e tij për hartimin e një ligji që dënon shpifjen. Në një postim në twitter, Rama thotë se shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE.
Për Ramën, gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova, s'meritojnë as 1 supë burgu.
Rama thotë se ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja. Paketa antishpifje ka shkaktuar reagime të shumta, duke e akuzuar kryeministrin për shkelje të lirisë së shprehjes.

Article Logic
Execution time: 0.002734899520874