INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama flet për suksese, në ditën e trashëgimnisë kulturore dhe sportive

Rama flet për suksese, në ditën e trashëgimnisë kulturore dhe sportive

Publikuar më: 10:38 29-04-2016

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në ditën e trashëgimnisë kulturore dhe sportive në Facebook duke thënë se qeveria ka bërë gjithcka e do vazhdojë të bëjë për të mbrojtur trashëgimninë dhe mbështetur sportin. E kjo ditë sipas Ramës e gjen atë kryelartë.

Ja ç’shkruan:

"Sot është Dita e Trashëgimisë Kulturore dhe Sportit, e cila na gjen kryelartë për gjithçka kemi bërë e po bëjmë, për të mbrojtur trashëgiminë dhe mbështetur sportin, duke investuar në këto dy drejtime në 30 muaj, me shumë energji e fonde se sa në njëzet e kusur vite të marra së bashku! Ja një nga kantieret e mbrojtjes së trashëgimisë në Korçë dhe kantieri i pallatit të ri të lojrave me dorë ne Parkun Olimpik në Tiranë".

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602