INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama flet fjalët më të mira për Bankën e Shqipërisë

Rama flet fjalët më të mira për Bankën e Shqipërisë

Publikuar më: 12:17 01-11-2018

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Bankës së Shqipërisë. Ai ka vlerësuar maksimalisht këtë institucion duke thënë se ai është më pak i kritikuari në vendin tonë. Rama veçoi dhe krizat që Banka Botërore ka kaluar me sukses.
“Banka e Shqipërisë ka pasur një rol pozitiv në përballjen me periudhën pas krizës, duke qenë në vijimësi pikë referimi për të gjithë. Banka e Shqipërisë është i vetmi institucion që nuk është anatemuar nga njëra palë për llogari të kacafytjes me palën tjetër. Kjo tregon se ajo është një qendër e pakundërshtueshme e gravitetit dhe është një trashëgimi e çmuar. Banka e Shqipërisë përbën një mbështetje shumë solide dhe garanci të fortë në raport me qeverinë tonë dhe me çdo qeveri”, tha kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943