INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama e quajti 'halabak' dhe e shkarkoi, ministrja Gjonaj prezanton sot drejtorin e ri të Hipotekës

Rama e quajti 'halabak' dhe e shkarkoi, ministrja Gjonaj prezanton sot drejtorin e ri të Hipotekës

Publikuar më: 13:40 25-01-2019

Ditën e sotme është prezantuar drejtori i ri i Hipotekës së Durrësit. Florian Alimadhi do të drejtojë këtë institucion pas shkarkimit dy ditë më parë të Ardjan Iljazajt.

Drejtori i komanduar i Hipotekës u prezantua sot nga Ministrja e Drejtësisë, Etildaj Gjonaj.

Mësohet gjithashtu se bashkë me ministren është nisur një ekip prej 12 punonjësish nga Tirana që do të zëvendësojnë punonjësit e larguar nga puna.

Sakaq në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës ka mbërritur dhe një ekip prej 5 inspektorësh që do të kontrollojnë veprimtarinë e deritanishme të kësaj zyre hipoteke.

Ardjan Iljazaj u shkarkua të mërkurën si drejtor i Hpotekës së Durrësit. Fillimisht vendimi u komunikua nga kryeministri Rama, i cili e quajti dhe 'halabak' publikisht, dhe më pas nga Ministrja Gjonaj njoftoi edhe shkarkimin e 2 specialistëve dhe bërjen nga e para të Hipotekës së Durrësit.

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883