INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama e pranon, s’kemi sqaruar sa duhet kuksianët për pagesën[VIDEO]

Publikuar më: 10:37 05-04-2018

Në seancën plenare që po mbahet pa praninë e opozitës, Kryeministri Rama ka pohuar që nuk kanë marrë në konsideratë aspektin psikologjik të banorëve të Kukësit duke e justifikuar me faktin se është një eksperiencë e parë në vendin tonë që një rrugë bëhet më pagesë. Ai ka pranuar se kuksianët nuk i kanë sqaruar mjaftueshëm. Sipas tij në këto kushte ka përfituar opozita dhe theksoi se banorët i kanë përdorur më pas si mish për top. Ai shtoi se nuk do të fillojë sistemi i pagesës pa u rishikuar dhe njëherë pagesa për banorët. Pra ai la qartë të kuptohet se pagesa mund të ulet për ata që banojnë në Kukës.

Më pas Kryeministri ka komunikuar me disa banorë të Kukësit me skyp.

Article Logic
Execution time: 0.0035481452941895