INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Rama e konsideron të papërshtatshme sjelljen e tij me mediat, por...”, gazetarja i komenton në këtë mënyrë fyerjet e kryeministrit

“Rama e konsideron të papërshtatshme sjelljen e tij me mediat, por...”, gazetarja i komenton në këtë mënyrë fyerjet e kryeministrit

Publikuar më: 17:47 26-10-2017

Padyshim që është një çështje që i ka prekur të gjithë gazetarët.

Ditën  e djeshme kryeministri Edi Rama u “versul” kundër gazetarëve më një ton shumë të ashpër dhe fyes. Padyshim që kjo ngjarje, ngjalli debate dhe komente kundër kryeministrit pasi sjellja e tij nuk u mirëprit nga gazetarët dhe më gjërë.

Eni Vasili, moderatorja e emisionit “Studio e Hapur” ka komentuar sot në studion e lajmeve në News 24 fyerjet që kryeministri Edi Rama po artikulon prej dy ditësh ndaj gazetarëve.

Ajo solli ne vëmendje disa pasazhe te shkruara nga Rama ne librin e tij “Kurban”, për të cilat tha: “Pra edhe vetë Rama e konsideron të papërshtatshëm sjelljen e tij me mediat, s’ka arritur të punojë fare me veten, s’ka ndryshuar asgjë. Mendoj që është i qëllimshëm komunikimi që pati me gazetaret dje, e ka kthyer në normë tashmë, është kthyer flagrante, mendoj që s’duhet t’ja lejojë vetes kryeministri një sjellje te tille, përcjell një mesazh të gabuar. Ai e ka sulmuar sërish sot median në një takim me investitorët. Pra, dje e ka shijuar maksimalisht sulmin ndaj reporterëve me shpresën që do merremi me të”.

Ajo që moderatorja theksoi ishte një deklaratë e fortë kundër kryeministrit, ajo tha se kryeministri po vepron në këtë mënyrë thjesht për të lënë në hije çështjen Tahiri.

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447