INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Rama e Cakaj si Ponc Pilati, po vënë nën terror trupin diplomatik’

‘Rama e Cakaj si Ponc Pilati, po vënë nën terror trupin diplomatik’

Publikuar më: 17:29 26-03-2019

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, demokrati Tritan Shehu ka reaguar sot lidhur me shkarkimet në shërbimin diplomatik. Në rrjetet sociale, ai shkruan se ndaj trupës diplomatike po ushtrohet terror.  “Kryeministri e ministri i Jashtëm sot po luan rolin e Ponc Pilatit. Ndërsa zv.Ministri i Jashtëm Cakaj po vendos nën terror trupin tonë diplomatik. E ngjashme ajo që po ndodh sot në Ministrinë tonë të Jashteme me raprezaljet e vitit 1945. Krejtësisht antikushtetuese, antiligjore dhe e paprecedencë që prej vitit 1991 kjo "valë spastrimesh e transferimesh", siç e quan Cakaj me nje gjuhë marksiste e arrogante dhunimin e atij dikasteri të nderuar, pavarësisht ndonjë emri të hedhur për justifikim. Antikushtetuese janë të tilla ndëshkime e dëbime kolektive, padashur të mbroj kërkënd si individ, antiligjore është e gjithë kjo procedurë e zyrtarizuar dhe e autoatribuar nga zv. ministri. Ndërsa kryeministri e ministri i Jashtëm i dekretuar fërkon duart si...., më në fund ai ka gjetur një "instrument" të verbër e shkatërrues për të terrorizuar e nënshtruar plotësisht diplomacinë tonë, siç bëri reth 2000 vite më parë Ponc Pilati”, shkruan ai, duke shtuar duhet një reagim i fortë duke filluar nga Presidenti Ilir Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0039689540863037