INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Brenda 2022 për të gjitha klasat librat do të jenë falas

Rama: Brenda 2022 për të gjitha klasat librat do të jenë falas

Publikuar më: 14:32 09-09-2019

Një javë para se të fillojë mësimi në të gjitha shkollat e vendit për arsimin parauniversitar, kryeministri Rama ka vizituar shkollën Milhal Grameno.

Rama foli mbi premtimin e mbajtur në lidhje me librat falas. Kryeministri siguroi që deri në vitin 2021 me libra falas do të pajisen dhe klasat e tjera.

''Këtë vit kemi shtuar klasën e pestë. Vitin tjetër do shtojmë të gjashtën dhe të shtatën, pastaj të tetën dhe të nëntën. Në fund, në sezonin 2021-2022 të gjithë librat nga klasa e parë te e nënta do jenë falas, por duhet t’i mbani mirë, se dëgjoj shumë që ankohen, thonë pse nuk kanë të drejtë t’i grisin, pse nuk kanë të drejtë t’i shkarravisin, pse nuk kanë të drejtë t’i humbin, pse nuk kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan, zyshat mund t’ua thonë, libri është shoku më i mirë. Të gjithë të tjerët shkojnë e vijnë libri mbetet”, shprehet Rama.

Ky është viti i dytë që qeveria edhe pse i quan falas, i jep në përdorim librat. Pasi nxënësit në fund të vitit shkollor i rikthejnë sërish librat.

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434