INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama-Basha, “takimi” i përditshëm [VIDEO]

Publikuar më: 17:11 28-02-2017

Dy rivalët Edi Rama dhe Lulzim Basha po krijojnë traditë të re, duke u përballur çdo ditë në disatancë në të njëjtën orë dhe me të njëjtat tema gjatë bisedimeve me qytetarët. Mesdita është kthyer dhe përballja kryesore e dy lidërve politik Edi Rama e Lulzim Basha. Prej disa ditësh ata kanë preferuar të njëjtin orar për të mbajtuar aktivitett politike. Sot debati është fokusur në çështjen e pronës, ndërsa Rama ishte përballë sipërmarrësve, Lulzim Basha në “çadrën e lirisë”, në ditën e 11 të saj.

Edi Rama:
“Gjykatat grabisin pronat në dëm të shtetit”.
Lulzim Basha:
“Qeveria po grabit pronat e qytetarëve”.
Për kryeministrin kjo situatë mund të marrë fund vetëm nëpërmjet procesit të Vettingut. Por kryedemokrati thotë se zgjidhja vjen vetem nëpërmjet largimit të kësaj qeverie.

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553