INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rafting: Shqipëria e “aventurës” në lajmet botërore për 2016! Edhe një projekt i ri…

Rafting: Shqipëria e “aventurës” në lajmet botërore për 2016! Edhe një projekt i ri…

Publikuar më: 14:05 20-01-2016

Federata Ndërkombëtare e Rafting ka publikuar një intervistë me Blerina Ago, Sekretaren e Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Rafting duke e quajtur ngritjen e këtij sporti aventurier në Shqipëri si një arritje edhe në kuadër të zhvillimit të rafting dhe aktiviteteve të tjera në natyrë. Në vëmendje të këtij shkrimi janë vendosur dhe Kanionet e Osumit në Skrapar dhe një qëndër e re që do të hapet së shpejti. Edhe Drejtori Ekzekutiv për Europën i Adventure Travel Trade Association, Christopher Doyle, ka folur mbi qëndrën, që do ngrihet për këtë sport “aventuresk dhe turistik” duke thënë se kjo është një nga iniciativat me frymëzuese, inovative, kreative dhe praktike, që do të arrijë ta çojë përpara turizmin e aventurës në Shqipëri.

Qëndra e re Albanian Adventure Resort është një partneritet publik privat i themeluar nga Federata Shqiptare e Rafting dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit. Kjo qendër ka si qëllim ndryshimin e jetës se komunitetit përmes aktiviteteve sportive në natyrë dhe arsimit profesional në fushën e turizmit aventurë dhe mikpritjes dhe jo pa qëllim është vendosur pranë kanioneve të Osumit. Puna e kësaj qëndre do të nisë me ofrimin e trajnimin dhe punësimin në fushën e turizmit të aventurës dhe zhvillim të aktiviteteve dhe sporteve në natyrë me standardet më të larta ndërkombëtare. Synimi i Resortit Shqiptar të Aventurë të synon të transformojë dhe jetën e komunitetit përreth duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe punësimin e të rinjve të zonës.

Article Logic
Execution time: 0.0032479763031006