INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetet që kursejnë të bëjnë fëmijë. Njihuni me to [Foto]

Qytetet që kursejnë të bëjnë fëmijë. Njihuni me to [Foto]

Publikuar më: 16:21 14-05-2018
Cilësohet si qyteti me ekonominë më të lartë, po kur vjen puna te të bërit fëmijë duket se gjirokastritët kursejnë. Por nuk janë të vetmit, pasi Korça është një tjetër qark me numrin më të ulët të lindjeve edhe se Gjirokastra. Nga statistikat e fundit këto dy qytete kanë lindjet më të ulëta. Por, ajo që është vënë re nga statistikat e fundit është se numri i popullsisë vazhdon të bjerë në vendin tonë. Sipas raportit të INSTAT për tremujorin e parë të këtij viti, numri i lindjeve ka shënuar një rënie prej 18 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 
Nëse shohim të 12 qarqet, Tirana vazhdon kryeson në kontributin e shtesës natyrore të popullsisë, ku numri i lindjeve tejkalon me 443 numrin e vdekjeve. Numri i lindjeve regjistrohet me 1.872 lindje, të cilat shënojnë rënie me 11.3 % në krahasim me tremujorin e parë të 2017-ës.
Shtesa natyrore regjistron vlerë negative në shtatë qarqe. Vlera më e ulët shënohet në qarkun e Korçës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 211 numrin e lindjeve.
 
grafik.png
Article Logic
Execution time: 0.003856897354126