INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetari hedh fëmijën rom në kosh të mbeturinave, Policia Bashkiake e Tiranës e shpëton

Qytetari hedh fëmijën rom në kosh të mbeturinave, Policia Bashkiake e Tiranës e shpëton

Publikuar më: 18:44 22-09-2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Një fëmijë 10-vjeçar nga komuniteti rom, është dhunuar në një mënyrë të pazakontë nga një qytetar. I mituri po kërkonte lëmoshë, por qytetari i indinjuar, e ka ofenduar 10-vjeçarin dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ka dalë nga makina dhe me forcë e ka mbyllur atë në një prej kazanëve të destinuar për hedhjen e mbeturinave. Menjëherë me marrjen e njoftimit nga banorët, në vendngjarje mbërritën me shpejtësi punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët bënë të mundur nxjerrjen dhe dërgimin e fëmijës në Komisariatin Nr.2 të Policisë së Shtetit.

Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike si pasojë e dhunës së ushtruar, u lajmërua edhe psikologu, ndërkohë që ka nisur puna për sekuestrimin e pamjeve filmike të cilat do të lehtësojnë identifikimin e  autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Krahas mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit të bashkisë, janë të shumta rastet kur Punonjësit e Policisë Bashkiake u është dashur që të ndërhyjnë për garantimin dhe sigurimin e jetës së qytetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773