INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetarë, bëni kujdes! Nga 1 tetori do të gjobiteni nëse nuk tërhiqni…

Qytetarë, bëni kujdes! Nga 1 tetori do të gjobiteni nëse nuk tërhiqni…

Publikuar më: 13:56 30-09-2017

Me 1 tetor nis dhe faza e tretë anti-informalitet ku nuk duhet të bëjnë kujdes vetëm bizneset por edhe qytetarët. Kushdo që bën një blerje dhe nuk tërheq kuponin tatimor do të përballet me gjobë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero deklaroi:

Edhe qytetarët do kontrollohen, kanë detyrim ligjor të tërheqin kuponin. Në momentin që qytetarët nuk e tërheqin kuponin sigurisht që ka një penalitete që është 1 mijë lekë për ata që thyejnë ligjin.

Ne do i inkurajojmë të jenë pjesë e këtij aksioni. Jo gjthmonë do hyjmë direkt në ambinetin e biznesit por do pyesim një qytetar që sapo ka marrë një shërbim në atë njësi, i cili më tej mund të jetë dhe objekt i kontrollit.

Janë skema që përdoren në gjithë botën, ka punonjës të administratës tatimore, por jo vetëm, që hyjnë në një aktivitet.Qëllimi është jo të penalizojmë qytetarin por të jetë pjesë e aksionit dhe palë me administratën tatimore.

Article Logic
Execution time: 0.0039207935333252