INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria zapton Universitetet Publike

Qeveria zapton Universitetet Publike

Publikuar më: 11:59 11-10-2016

Pronat e Universiteteve publike duket se janë vënë në shënjestër të qeverisë. Është Ish Ministri i Arsimit Muqerem Tafaj, i cili nëpërmjet një statusi të gjatë në facebook, denoncon vendimet e marra nga qeveria, ku në thelb të tyre janë kalimi në pronësi shtetërore të disa godinave të universiteteve publike në mbarë vendin.
Vendimi i fundit është marrë në fund të muajit shtator, ku ekzekutivi ka kaluar një godinë të Universitetit të Gjirokastrës për ta përdorur për një agjensi qeveritare. Por nuk mbaron këtu, thotë ish Ministri Tafaja. Eksekutivi ka shkurtuar dhe buxhetin për arsimin e lartë.
Myqerem Tafaj”
“Me një vendim të datës 28 shtator 2016, Qeveria i hoqi një godinë Universitetit të Gjirokastër për ta përdorur për një agjenci qeveritare, pra për administratën e fryrë. Pas Qendrës së Studimeve Albanologjike, Fakultetit të Gjeologji Minierave të UPT, Universitetit të Korcës, heqja e godinave universitare preku edhe Universitetin e Gjirokastrës.
Gjithashtu, në të njëjtën datë, Qeveria i heq 88 milion L arsimit të lartë, ndërkohë që buxheti për cdo student në Shqipëri është 30 herë më i ulët në krahasim me atë të vendeve të OECD-së|”.

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482