INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria vendos, rritje pagash për mësuesit

Qeveria vendos, rritje pagash për mësuesit

Publikuar më: 12:30 17-10-2016

Qeveria ka vendosur që nga marsi i 2017 mësuesve tu rriten pagat me 10%. Lajmi u bë publik gjatë një takimi të Kryeministrit Rama dhe Ministrave Nikolla dhe Ahmetaj me mësues.
Ministri i Finacave Ahmetaj tha: "Rritja do jetë 10% dhe për herë të parë në 7-8 vite do kalojnë në rritje reale dhe në 2017 kërcejmë në inflacionin akumulativ me 2% plus".

Ndërsa Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla theksoi se dhe kjo masë lidhet me reformimin e sistemit arsimor dhe në respekt të mësuesve që edukojnë brezat. Ajo u tha mësuesve se qeveria do ti mbështesë dhe me trajnime.
Rritje pagash u njoftua dhe për ata pedagogët, që nuk kanë përfituar rritje page, që nga viti 2005.
Më pas e morri fjalën Rama i cili analizoi dhe njëherë situatën sesi e gjeti vendin dhe arsimtarët kur erdhi në qeveri. Ai tha se mësuesit nuk mbështeteshin dhe hiqeshin nga puna në bazë të bindjeve partiake dhe shumë mësues janë ende pa punë, pasi dhe kuotat në universitet për arsimtarë nga qeveria Berisha ishin pa kriter. Kryeministri foli dhe për nxënësit duke thënë se në këtë sistem do hyjnë në univeritete ata që e meritojnë. Dhe këtu ai lëshoi dhe një batutë: “Qoftet tek daja kanë mbaruar!”
Për Ramë mbi 177 mijë nxënës të tre viteve më parë kanë dije të deformuara, pasi mësuesit nuk ishin cilësorë dhe analfabetizmi funksional ishtë 60%.
Rama bëri dhe një vlerësim të veçantë për Ministren Nikolla duke thënë se ajo ka bërë aq shumë reforma pozitive sa një karvan i tërë burrash me grada shkencore nuk e bënë dot kurrë.
Shefi i qeverisë ndali dhe tek tekstet shkollore dhe i quajti të njëhësuara me ato të vendeve të BE, po në fakt ai nuk përmendi dhjetra problem të denocuara nëpër rrjete sociale të disa teksteve të këtij vit, ku veç gabimeve konceptuale me fjalë në zhargon dhe me djaj, në to janë gjetur problem të rënda në lidhje me ciklet arsimore ku ato përdoren. Si rasti i matematikës së klasës së 10 që përmbante ushtrime për filloren.

Article Logic
Execution time: 0.003626823425293