INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria shqiptare “kthen sytë” nga sporti shqiptar, vendimi i fundit i saj përcakton shpërblime të reja

Qeveria shqiptare “kthen sytë” nga sporti shqiptar, vendimi i fundit i saj përcakton shpërblime të reja

Publikuar më: 18:43 14-11-2018

Qeveria shqiptare ka kthyer sytë nga sporti. Me anë të një vendimi të posaçëm Këshilli i Ministrave ka konfirmuar se të gjithë sportistët që do thyejnë rekorde në kompeticionet ndërkombëtare, do të marrin shpërblime të veçanta.

Vendimi i qeverisë është miratuar në mbledhjen e sotme dhe përcakton 7 kategori sportistësh të cilët do të marrin shpërblime financiare në rast se do të fitojnë kupa apo trofe për Shqipërinë.

Në vendim do të përcaktohet dhe shpërblim për trajnerët.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725