INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria ndez dritën jeshile për martesat LGBT

Qeveria ndez dritën jeshile për martesat LGBT

Publikuar më: 15:26 26-05-2016

Qeveria ka miratuar të mërkurë Planin Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI në Republikën e Shqipërisë.

Sipas Mapo, qëllimet strategjike të këtij dokumentit janë tre dhe më konkretisht:

1. Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional, si dhe rritja e  ndërgjegjësimit  për mosdiskriminimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave LGBTI, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
2. Eliminimi i të gjitha formave të diskriminimit ndaj komunitetit LGBTI, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të strukturave të rendit dhe sigurisë.
3. Përmirësimi i aksesit në shërbimet e punësimit, edukimit, shëndetësisë, strehimit dhe sporteve për personat LGBTI, duke garantuar mundësi dhe të drejta të barabarta.


Ky dokument vjen paralelisht edhe me një tjetër lehtësi që politika shqiptare po i bën këtij komuniteti duke përfshirë në kushtetutë edhe ndalimin e diskriminimit për shkak të orientimit seksual.
Duket se me këta dy hapa, politika dhe në mënyrë të veçantë qeveria shqiptare, iu hap rrugë edhe zhvillimeve të tjera të mëpasshme për të ligjëruar edhe martesat mes të njëjtit seks.

Article Logic
Execution time: 0.0040979385375977