INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria ndalon hyrjen e fëmijëve në qendrat e internetit dhe lojërave online

Qeveria ndalon hyrjen e fëmijëve në qendrat e internetit dhe lojërave online

Publikuar më: 11:30 05-07-2019

Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që ndalon fëmijët nën 14 vjeç të hyjnë në qendrat e internetit ose të lojërave online për ti mbrojtur ata nga faqet e dëmshme.

Ligji parashikon që në subjektet tregtare të cilat ofrojnë shërbimin e internetit ose lojëra on-line, të ndalohet hyrja e fëmijëve të pashoqëruar nën moshën 14 vjeç.

Po ndryshon puna kur ata shoqërohen nga një person i afërm. Ai duhet të nënshkruaj një formular që përcaktohet nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe më pas fëmija mund të lundrojë në internet. Në rast se nuk nënshkruhet ky formular, fëmijës nuk i ofrohet shërbimi i internetit ose i lojërave on-line.

Ky detyrim i ri duhet të afishohet në mënyrë të dukshme në hyrje të qëndrave të internetit ose lojërave on-line.

Masa më të forta duhet të marrin dhe institucionet arsimore.
Shkollat të verifikojnë nëse ka përmbajtje të dëmshme, ose të paligjshme dhe të ndalojnë aksesimin e këtyre faqeve nga fëmijët.

Kompanitë që ofrojnë internet përmes këtij vendimi detyrohen të bllokojnë menjëherë çdo faqe me përmbajtje abuzive për fëmijët.

Këta sipërmarrës kanë detyrimin që të ofrojnë mundësitë teknike për prindërit dhe institucionet arsimore që ata të kenë mundësinë e kontrollit të komjuterave të fëmijëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541