INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria kryen shkarkime masive në Hipotekë

Qeveria kryen shkarkime masive në Hipotekë

Publikuar më: 15:03 23-01-2019

Shkarkimin live të derjtorit të Hipotekës së Durrësit nga Rama e ka konfirmuar dhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. 

Në një konferencë për shtyp Gjonaj tha se bashkë me drejtorin janë shkarkuar edhe dy specialistë të zyrës së Hipotekës. Mes të tjerash Gjonaj paralajmëroi të gjithë punonjësit e Hipotekës, se janë nën vëzhgim.
"Nisur nga denoncimi i bërë dje në mbrëmje për drejtuesin dhe dy punonjës të Hipotekës Durrës menjëherë pas denoncimit është kryer verifikimi i rastit. Për shkelje të rënda në detyrë është shkarkuar nga detyra regjistruesi i Zyrës Vendore Durrës dhe dy specalistë. Më duhet të theksoj se zyra e Durrësit kan qenë nën vëzhgim. Si rezultat i këtij kontrolli janë shkarkuar nga detyra 12 punonjës, si dhe 2 punonjës kanë marrë paralajmërim për shkarkim. Një ekip nga Tirana do të kryejë një verifikm të thelluar. Do të largohen të gjithë punonjësit që shkelin detyrën. Nëse do të jetë e nevojshme do të ndërtojmë nga e para të gjithë zyrën e Hipotekës së Durrësit. Vetëm për vitin 2018 në të gjitha zyrat e Hipotekës janë marrë 273 masa disiplinore të ardhura si rezuiltat i platformës së Bashkëqeverisjes nga ankesat e qytetarëve dhe inspektimeve të Task Forcës. Si ministre e Drejtësisë jam e vendosur të mos toleroj asnjë sjelle dhe punonjës që sillet si pronar i zyrave të shtetit. Po ashtu është shkarkuar edhe drejtori i burgut të Rrogozhinës dhe shefin e policisë. Të dy drejtuesit janë të pezulluar", tha Gjonaj.

Article Logic
Execution time: 0.0042691230773926