INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria del kundër EURALIUS. Deputetët e PS në siklet

Qeveria del kundër EURALIUS. Deputetët e PS në siklet

Publikuar më: 15:20 10-10-2018

Ndryshimet në ligjin për noterinë, ku numri i juristëve të liçencuar për të ofruar këtë shërbim përcaktohet në raportin 1 për 15 mijë banorë, janë kundërshtuar nga Ministria e Drejtësisë. Në relacionin që shoqëron draftin e që mban firmën e depozituesit Pandeli Majko, theksohet se ky është propozim i ekspertëve të EURALIUS-it. Por ministrja Etilda Gjonaj e kundërshtoi duke paralajmëruar deputetët mbi pasojat e një vendimi të tillë.

“ Do të duhet që të mos organizohen më konkurse, testime të prodhimit të noterisë për t’u certifikuar dhe të mos lëshohen më licenca të reja për 15 vite”, tha Gjonaj.
Numri i noterëve nuk ishte i vetmi shqetësim i ministres Gjonaj:
“Zv/noteri nuk është një person i kualifikuar si noter, nuk mund të kryejë veprime noteriale. Kjo formë rrezikon sigurinë juridike” tha Gjonaj.
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja nuk e pëlqeu ndërhyrjen e saj, duke rikujtuar se projektligji ishte miratuar tashmë në parim. Në këto kushte, Komisioni i Ligjeve shtyu mbledhjen me shpresën e gjetjes së dakortësisë me qeverinë.

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602