INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qëndroni larg telefonit nëse doni të flini gjumë

Qëndroni larg telefonit nëse doni të flini gjumë

Publikuar më: 09:52 25-04-2016

Përdorimi i telefonit përpara gjumit mund t’ju mbajë 1 orë më shumë zgjuar. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë ekspertët.

Aryeja? Smartphone –ët lëshojnë valë të dritës që ndërpresin prodhimin e melatoninës, përgjegjëse për gjumin.

Sipas ekspertit mbi gjumin, Paul Gringras, nëse e keni të vështirë që t’ju zerë gjumi mund të jetë për shkak të smartphone –it, që përmban këtë dritë.

Siç shkruan “The Sun”, eksperti doli në përfundimin se telefonat janë një ndër arsyet kryesore për problemet me gjumin, sidomos pasi telefonat e rinj janë të dizenjuar për të lëshuar dritë të fortë.

Ekspertët paralajmërojnë se të fjeturit më pak se 7 orë në natë rrit rrezikun për t’u prekur nga kanceri, diabeti dhe arresti kardiak.

Specialistët mbi gjumin argumentojnë se prodhuesit e telefonave, tabletave apo e –readers duhet të prodhojnë paisje që përfshijnë edhe ‘versionin e gjumit’, që bën që ekrani të ketë më pak dritë.

Article Logic
Execution time: 0.0040411949157715