INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qëlloi 3 herë me thikë në zemër 16-vjeçarin, arrestohet i riu në Durrës

Qëlloi 3 herë me thikë në zemër 16-vjeçarin, arrestohet i riu në Durrës

Publikuar më: 21:52 02-03-2018

Është arrestuar 17-vjeçari që qëlloi për vdekje me thikë të riun në qytetin e Durrësit. Në pranga është vënë shtetasi D.L., 17 vjeç, nxënës në gjimnazin ‘Naim Frashëri’ në Durrës. Ai qëlloi tre herë me thikë 16-vjeçarin Anxhelo Gjokazaj duke i shkaktuar vdekjen.
Të afërm dhe nxënës të shkollës u shprehen të shokuar nga ngjarja dhe thonë se nuk i dinë shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë.
Familjarët e 16-vjeçarit e morëm vesh nga të afërmit se çfarë kishte ndodhur dhe kanë shkuar menjëherë në spital.
"Shkuam në spital dhe e gjetëm në gjendje të rëndë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk u mbijetoi dot plagëve. Nuk kishim dijeni për ndonjë konflikt të Anxhelos, jemi të shokuar", u shprehen ata.

Article Logic
Execution time: 0.00357985496521