INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Që pushimet tuaja të bëhen të paharrueshme, njihuni me 5 restorantet më të çuditshme në botë [FOTO]

Që pushimet tuaja të bëhen të paharrueshme, njihuni me 5 restorantet më të çuditshme në botë [FOTO]

Publikuar më: 12:02 25-06-2018

Sa herë që ndodh të planifikoni një pushim, dëshironi të zgjidhni diçka interesante për ta parë. Me qëllim që pushimet t’ia vlejnë. Kur duam det, shkojmë në plazh. Kur dëshirojmë për të ngrënë diçka, zakonisht zgjedhim vendin më të afërt ose diçka klasike.

Por që pushimet tuaja t’ia vlejnë edhe më shumë dhe të bëhen të paharrueshme, ju sjellim 5 restorantet më të pazakonta në botë.

Circus Restaurant - Londër, Angli

Cirku është një restorant aziatik joshës i vendosur në Covent Garden në Londër. Ka një menu të mrekullueshme dhe gjithashtu shërben edhe si një kotej bar.

Që nga momenti që ecni ju do të transportoheni në botën e dekadencës dhe magjepsjes, është mjaft surreale. Pjesa më e mirë është surpriza që ju pret në mbrëmje. Ka një arsye pse ky restorant quhet "Cirku". Ndërsa nata bie, fillon spektakli. Gjatë gjithë mbrëmjes ju do të argëtoheni me shfaqje të shumta dhe artistë që bëjnë truke ndërkohë që qëndrojnë pezull në ajër.

london.jpg

Snow Restaurant - Kemi, Finlandë
Nëse planifikoni të shkoni në Finlandë të vizitoni këtë restorant është një domosdoshmëri. Është e vendosur në LumiLinna Snowcastle në Kemi, Finlandë. Është e përbërë tërësisht nga dëbora, prandaj bëhuni gati për të ngrënë në temperaturë prej -5 Celsius. Edhe tavolinat dhe vendet janë bërë nga akulli. Një detaj interesnt është se ai është rindërtuar çdo vit, çdo herë duket ndryshe. Ka shumë njerëz që duan ta vizitojnë dhe të hanë në temperaturën e ngrirjes prej -5 celsius, prandaj sigurohuni që të rezervoni paraprakisht një tavolinë. 

finland.jpg

Treepod, Soneva Kiri – Koh Kood, Bangkok

Nëse nuk keni frikë nga lartësitë dhe ju pëlqen adrenalina, restoranti Treepod është i përkryer për ju.

Do të hani mbi një pemë, në një ambient mjaft ekologjik i rrethuar nga pemë në mes të një pylli të lashtë. Po pyesni veten se si do të vijë ushqimi juaj deri atje lart? Do të keni një kamarier-akrobat personal i cili do ta sjellë ushqimin nëpërmjet një rripi të lidhur.

bangkok.jpg

Bar Giger- Zvicer

Ky bar i pazakontë është i vendosur në Zvicër dhe ka një brendi vërtet të pazakontë. Muret, tavanet, karriget dhe absolutisht gjithçka në bar është përqendruar rreth temës së filmave Alienë. Pra, nëse ju jeni një fans i filmave të tillë ose thjeshtë i gjërave të çuditshme, duhet ta vizitoni këtë vend.

zvicer.jpg

Restorant Waterfall Labassin – Filipine

Ky është një restorant për njerëzit që nuk kanë frikë të lagen. Tavolinat janë të vendosura pranë një ujëvare kështu qëndroni të freskuar gjatë kohës që kosnumoni ushqimin.

Restoranti i ujitjes Labassin është i hapur vetëm për drekë, prandaj mbajeni mend kur planifikoni një rezervim. Përgatituni që të spërkateni nga uji si dhe të futeni në ujë deri tek kyçi i këmbës. Ndaj nuk do të bënit keq po të shkonit edhe zbathur.

Untitled.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994