INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Putin sulmon ish-agjentin rus Skripal: Ai është 'tradhtar' dhe 'bastard'

Putin sulmon ish-agjentin rus Skripal: Ai është 'tradhtar' dhe 'bastard'

Publikuar më: 16:23 03-10-2018

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e quajti ish agjentin rus Sergei Skripal një "skandal" dhe "tradhtar", ndërsa me zemërim mohoi akuzat se Kremlini kishte urdhëruar helmimin e tij me një agjent nervor. Duke folur në një forum të energjisë në Moskë, presidenti rus akuzoi Perëndimin se po e portretizonte Skripalin, e helmuar me noviçok në Salisbury, Britani në muajin mars, si një viktimë të pafajshme. "Unë shoh se disa nga kolegët tuaj po ngrejnë teorinë se Skripal ishte një lloj aktivist i të drejtave të njeriut," tha Putini pas një pyetjeje të bërë nga një moderator. "Ai është spiun. Tradhtar i vendit të tij. Tradhtar i atdheut. Ai është bastard, kjo është e tëra", tha Putin. Ai shtoi se helmimi i Skripalit dhe vajzës së tij është "një tjetër skandal spiunësh që është fryrë në mënyrë artificiale". Deklaratat e Putinit erdhën në ditën e fundit të konferencës së partisë Konservatore në Birmingham, vetëm pak orë pasi Theresa May tha se qeveria e saj do të reagojë të ashpër për helmimin e Salisbury duke mbajtur qëndrim kundër Rusisë. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka akuzuar shtetasit rusë, Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, për sulmin me agjent nervor. Ajo ka thënë se ata janë oficerë të fshehtë të agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse, të njohur si GRU. Rusia i ka mohuar akuzat, ndërsa Putin ka thënë se të dyshuarit janë civilë. Rasti ka shkaktuar edhe krizë diplomatike midis dy vendeve.

Article Logic
Execution time: 0.0032341480255127