INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Puthje, tatuazhe të njëjta! Kush është biondja misterioze në krahët e Noizyt

Puthje, tatuazhe të njëjta! Kush është biondja misterioze në krahët e Noizyt

Publikuar më: 16:33 18-08-2022

Rigels Rajku (Noizy) është si vera. Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë pëlqehet nga vajzat. Pjesëmarrja në koncertin e 14 gushtit, vërtetoi edhe njëherë popullaritetin dhe dashurinë e fansave për reperin. “Alpha Show” padyshim është një sukses për Noizyn, i cili vendosi ta gdhend këtë emër në trupin e tij.

Por jo vetëm ai! Edhe një fansja e flaktë e reperit ka bërë të njëjtin tatuazh në pjesë e prapme të krahut. Bjondja bukuroshe ka postuar në Instagramin e saj një foto ku duket duke puthur Noizyn dhe një tjetër ku së bashku me “idhullin” e saj kanë treguar tatuazhin.

 

rtff.jpg

 

Ky imazh është ripostuar edhe nga vetë Rigelsi në Instastoryn e tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Noizy e cilësoi koncertin si një ëndërr të bërë realitet tashmë me një numër të madh prej 15 mijë pjesëmarrësish dhe shitjen më të lartë të biletave për herë të parë në Shqipëri.

 stinathinamou.png

Article Logic
Execution time: 0.0025739669799805