INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Puthje live në studio, Helen Mirren realizoi një fantazi 15-vjeçare. Por me kë?

Publikuar më: 17:21 10-03-2016

Ndodh edhe kështu. Helen Mirren, një aktore që shumë meshkuj ëndërrojnë, por ajo kishte një tjetër ëndërr, të puthë në buzë Stephen Colbert. Helen Mirren, aktorja fituese e Oscar, realizoi një fantazi 15-vjeçare para dy ditësh kur puthi në buzë ndërsa hynte në studion e shoë-t të tij, sepse siç tha ajo “nëse nuk do e bënte në atë çast, nuk do e kishte bërë kurrë”. Puthja e la pa fjalë Colbert, ai nuk po lëvizte dhe as po fliste pas puthjes, thjesht skuqej. “Kjo është një nga dhuratat më të bukura që një i ftuar më ka dhënë. Uau, ti e di çfarë bën, ti e di mirë çfarë bën…”, tha ai. Helen thjesht buzëqeshi, qeshi dhe vazhdoi intervistën flirtuese plot fjalë të ëmbla me të.

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249