INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Puthje apo seks në takimin e parë”?! Nga lidhja te PASIONI, Megi Pojani i thotë të gjitha! [VIDEO]

“Puthje apo seks në takimin e parë”?! Nga lidhja te PASIONI, Megi Pojani i thotë të gjitha! [VIDEO]

Publikuar më: 15:33 08-01-2021

Rrugëtimi i saj si personazh i famshëm nisi si një protagoniste në një projekt të realizuar online për të përfunduar në moderatore në "E diell". Megi Pojani njihet gjerësisht si një fenomen ku mes natyrës provokuese dhe pa asnjë lloj kompleksi ka arritur që emri i saj të dëgjohet në masë.

Ajo njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe deklaratat provokuese në rrjetet sociale, ndërsa teksa ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, nuk mund të mos bëhej pjesë e rubrikës “After Party”.

Gjatë kësaj rubrike ajo iu përgjigj pyetjeve pikante për jetën e saj private.

Megi zgjodhi të mos përgjigjej direkt nëse është në lidhje apo jo, por pas pyetjeve të tjera lidhur me këtë detaj, u kuptua ndoshta se është në një romancë.

E themi këtë sepse Megi tha që “ai është më xheloz, fiton kënaqësi edhe kur bën edhe kur merr surpriza, pasi bukuroshja nuk mjaftohet vetëm të marrë surpriza”.

Puthje apo seks në takimin e parë?

“Varet nga personi”, u përgjigj Megi, ndërsa midis dashurisë me përqafime dhe seksit të zjarrtë, ajo zgjohi këtë të fundit.

Mesazhe erotike apo dashuri me video call?

“Asnjërën sepse nuk krijoj lidhje në distancë”, u shpreh ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042710304260254