INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Puthja në buzë me balerinën 'trazoi' rrjetin, Megi Pojani tregon si reaguan e prindërit e saj

Puthja në buzë me balerinën 'trazoi' rrjetin, Megi Pojani tregon si reaguan e prindërit e saj

Publikuar më: 15:34 15-12-2022

Puthja mes Megi Pojanit dhe partneres së saj Lorit në “Dancing With The Stars” ishte një nga skenat më të komentuara në ekran këtë sezon. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Megi foli për eksperiencën në “DWTS”, ndërsa moderatoren e pyetën se si reaguan prindërit për puthjen skenike që ajo shkëmbeu me balerinën.

Me një përgjigje të zgjeruar, Megi tregoi se babai i saj “e kupton artin”:

“Babi im… po flas për babin sepse për ne gjithmonë ka qenë figura më autoritare, e kemi pasur shumë frikë, po të më fliste babi e kisha lotin gati, sepse kishte prezencë në shtëpi…

Por një gjë ai e thoshte gjithmonë: ju e keni babin artist, unë i kuptoj të gjitha”.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164