INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pushuesit rimarrin plazhin e zaptuar në Ksamil, Vlorë e Divjakë [VIDEO]

Pushuesit rimarrin plazhin e zaptuar në Ksamil, Vlorë e Divjakë [VIDEO]

Publikuar më: 10:04 05-08-2019

Operacioni “Plazh i lirë” për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme ka vijuar në Ksamil, Himarë , Vlorë e Divjakë.

Policia ka liruar dhe vënë në dispozicion të pushuesve 10 000 m2 plazh të zaptuar në mënyrë të paligjshme në Ksamil, ndërsa ka proceduar penalisht 6 pronarë subjektesh, 5 në Qarkun Vlorë dhe një në Divjakë, nga të cilët 5 për “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 për “Zënia e hapësirave publike”.

Blutë kanë proceduar penalisht edhe n/kryetarin e Bashkisë së Sarandës shtetasi TH. M, sepse në kundërshtim me ligjin “Për vetëqeverisjen vendore” nuk ka ekzekutuar vendimin administrativ të kryetarit të Bashkisë Sarandë për lirimin e një sipërfaqeje plazhi publik prej 600 m2 në Ksamil i cili shfrytëzohej pa lejen e bashkisë nga shtetasi F. P., hapësirë që është liruar gjatë operacionit të policisë tre ditë më parë.

Policia thotë se operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin dhe për të ndëshkuar evazionin fiskal, në biznes, hidrokarbure, ndërtim etj.

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654