INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pushuesit në Las Vegas në panik/ Tufat e karkalecave bllokojnë rrugët

Pushuesit në Las Vegas në panik/ Tufat e karkalecave bllokojnë rrugët

Publikuar më: 14:13 27-07-2019

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Las Vegas. Tufa masive karkalecash kanë pushtuar vendin.

Turistët dhe banorët e zonës janë befasuar, teksa karkalecat kalonin nëpër qytetet në procesin e emigrimit të tyre në veri.

Video të postuara në mediet sociale shfaqin mizëri karkalecash, duke u ngjitur në shtyllat e ndritshme të neoneve. Gjithashtu trotuaret ishin mbuluar me insekte.

Departamenti i Bujqësisë i Nevadës tha se pushtimi i rrallë ishte i lidhur me një dimër dhe pranverë të papërshtatshme.

Jeff Knight, një entomolog në Departamentin e Bujqësisë, tha se insektet mund të jenë të frikshëm, por janë të padëmshëm.

 ‘Ata nuk mbajnë asnjë sëmundje, nuk kafshojnë dhe nuk janë as një nga speciet që ne e konsiderojmë një problem,’ u tha Knight,  gazetarëve të premten. ‘Ata ndoshta nuk do të shkaktojnë shumë dëme në një oborr.’

Ai tha se karkalecat, me gjatësi prej  3.80 centimetra, do të largohen nga zona e Las Vegasit brenda pak javësh.

Article Logic
Execution time: 0.0027151107788086