INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pushuesit këtë vit nuk gjetën rehat, i riu me kallashnikov terrorizoi turistët dhe banorët në Theth

Pushuesit këtë vit nuk gjetën rehat, i riu me kallashnikov terrorizoi turistët dhe banorët në Theth

Publikuar më: 13:54 25-08-2019

Pushuesit këtë vit nuk gjetën rehat, nga Veriu në Jug të vendit. 

Këtë të diel policia ka prangosur një 24-vjeçar që terrorizoi pushuesit me armë, të cilën e mbante pa leje. Policia njoftoi sot se e ka arrestuar 24-vjeçarin pas sinjalizimit nga qytetarët. “Telefonata në 112 nga banorët dhe reagimi në kohë i policisë vuri në pranga 24-vjeçarin për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, duke krijuar panik tek banorët dhe pushuesit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.
Sipas policisë, i riu nga Thethi kishte një kallashnikov të mbushur me fishekë dhe ka qëlluar në ajër.
“Qëlloi me armë zjarri automatik në ajër, kapet në flagrancë nga Policia e Shkodrës, së bashku me armën kallashnikov, me një krehër me fishekë. Nga strukturat e policisë së Shkodrës, falë reagimit të shpejtë, u arrestua në flagrancë shtetasi K. H. 24 vjeç, banues në fshatin Theth, Shkodër”, bëhet e ditur nga uniformat blu.
I arrestuari do gjykohet për veprat penale “Mbajtja pa leje armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

Article Logic
Execution time: 0.022436857223511