INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pushime në Shqipëri! Rikthehen kosovarët, largohen polakët

Pushime në Shqipëri! Rikthehen kosovarët, largohen polakët

Publikuar më: 12:56 23-07-2019

Shqipëria në qershor ka patur një fluks të lartë turistësh. 27% më shumë se në qershor të 2018. Sipas INSTAT mbi 630 mijë shtetas të huaj kanë hyrë në vendin tonë në muajin qershor. Bie në sy një rikthim i kosovarëve, pasi rezultojnë më të shumtë në numër se të tjerët, me afro 55% më shumë se në qershorin e një viti më parë. Në total kanë hyrë 213 mijë shtetas nga Kosova. Në vend të dytë janë maqedonasit, me rreth 68 mijë hyrje dhe me rritje 14.3%.
Ndërsa nga Greqia kanë hyrë 10% shtetas më shumë se në të njëjtën preiudhë të një viti më parë, rreth 46 mijë. Shqipëria po preferohet edhe nga italianëve, hyrjet e të cilëve u rritën me rreth 9%. Gjithashtu dhe të ardhurit nga Zvicra u rritën ndjeshëm me rreth 55%, por në total ata mbetet shumë të paktët në numër, rreth 5 mijë persona.
Ndryshe nga një vit më parë Shqipëria po braktiset nga polakët, pasi nga viti në vit çmimet e paketave po shtenjtohen dhe vendi ynë nuk po shihet më si i lirë.
Po dhe shqiptarët kanë nisur të “braktisin” vendin për pushime. Vetëm në qershor kanë dalë nga Shqipëria rreth 459 mijë shtetas. Raporti tregon se rritja është 11.8% më shumë se në qershorin e vitit 2018.

Article Logic
Execution time: 0.0035641193389893