INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pushime luksoze me të dashurin milioner? Reagon për herë të parë Elvana Gjata, shihni çfarë thotë [FOTO]

Pushime luksoze me të dashurin milioner? Reagon për herë të parë Elvana Gjata, shihni çfarë thotë [FOTO]

Publikuar më: 17:10 22-07-2018

Prej disa kohësh këngëtarja Elvana Gjata ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të historisë së saj të dashurisë me një djalë misterioz nga Tirana, lidhje të cilën Elvana e ruan me shumë fanatizëm nga vëmendja e mediave.

Në Instagramin e saj Elvana Gjata na ka treguar që ka kaluar pushime të mrekullueshme, fillimisht në shoqërinë e Ermal Mamaqit, Amit, Almeda Abazit dhe aktorit turk Tolgahan, por më pas qarkulloi lajmi se bashkë me ta ishte edhe i dashuri i saj. Elvana e zbuloi padashje në një video të postuar në Instagram dhe sipas “iconstyle” ai është djali i një biznesmeni shqiptar.

Mirëpo, ndërkohë që të gjithë po flisnim për çiftin në fjalë dhe pushimet luksoze, Elvana reagoi nëpërmjet Instagramin ku publikoi dy foto ku shfaqej shumë seksi me një fustan të verdhë dhe falenderoi producentin e njohur Poo Bear dhe bashkëshorten e tij për këto pushime të bukura.

 unik.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209