INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punimet në rrugën Tiranë-Durrës, mësoni ku devijohet trafiku

Punimet në rrugën Tiranë-Durrës, mësoni ku devijohet trafiku

Publikuar më: 09:17 02-07-2018

Aksi rrugor Tiranë – Durrës prej disa javësh është përfshirë në rikonstruksion. Për këtë qëllim disa herë është devijuar trafiku për shkak të ndërhyrjes në rrugë. Duke filluar nga mëngjesi i sotëm, një tjetër segment rrugor do t'i do t'i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se në orën 06:00 të së hënës do të nisë ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrugor Degëzimi Vorë (shinat e trenit) - Fabrika e Tullave (rruga e vjetër).
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të rehabilitimit në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur si dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.
Bllokimi i aksit rrugor dhe devijimi i trafikut do të filloje në orën 06:00 të ditës se hënë. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor ju kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:
1. Trafiku i mjeteve të rënda që vijnë nga Veriu në drejtim te doganës së Tiranës do të vijojnë normalisht nga Fushë Kruja në Doganë dhe do te kthehen përsëri nga i njëjti segment rrugor dhe do të vijojnë sipas destinacionit përkatës.
2. Trafiku i mjeteve të rënda nga Veriu në drejtim të portit të Durrësit dhe Jug do të përdorin segmentin Fushë Krujë - Kamëz - rreth rrotullimi "Casa Italia" - Durrës.
3. Trafiku i mjeteve të rënda nga Jugu, porti i , Elbasani në drejtim të veriut do të përdorin segmentin rreth rrotullimi "Casa Italia" - Kamëz - Fushë Krujë.
4. Drejtuesit e autoveturave do të vijojnë të normalisht drejt destinacioneve respektive duke përdorur urën e Vorës.
5. Transporti i udhëtarëve në të dy drejtimet do të përdorin segmentin e rrugës se aeroportit të Rinasit dhe mbikalimit të Kasharit.
6. Ky devijim do të vazhdojë deri në përfundim të punimeve të rehabilitimit.

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083