INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punimet në rrjet, ja se cilat zona në Tiranë do të kenë mungesë energjie ditën e sotme

Punimet në rrjet, ja se cilat zona në Tiranë do të kenë mungesë energjie ditën e sotme

Publikuar më: 07:39 27-03-2018

Një pjesë e Tiranës do të ketë sot ndërprerje të energjisë elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se shkak për ndërprerjen do të jenë punimet që po kryhen për ndërtimin e rrjetit të ri të shpërndarjes së energjisë elektrike TM 20 kV fideri 356 i NST Rajonal 220 kV, si dhe instalimin e rrjetit të ri 20 kV në disa kabina.

Energjia do të stakohet në 3 fidera të stacionit rajonal dhe punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00 – 15:00.

Sipas njoftimit të OSHEE, energjia do të ndërpritet për abonentët e këtyre zonave:

Zona pranë ish parkut të autobuzave në rrugën “Don Bosko”, rruga “Shahin Matraku”, rruga “Anastas Shundi”, pranë ish-Uzinës ”Dinamo”.

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439